“Deshi ta suImonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

- Advertisement -
- Advertisement -

Shkrimtari Ag Apolloni ka akuzuar rëndë nënkryetarin e LDK-së, njëherësh akademikun Kujtim Shala.

Ky i fundit, sipas Apollonit, ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht akademikun Rexhep Qosja, për të ia marë lëndën e Estetikës.

Kjo deklarëtë është bërë gjatë takimit përkujtimor të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Qosjes.

“Një asistent, të cilin partia e bëri shumë shpejt profesor, magjistër dhe doktor, brenda një kohe rekord, duke mospërfillur as rregulloren e as statutin, kërcente përpjetë e në tokë për t’ia marrë lëndën e estetikës. I njëjti i turrej profesorit nëpër korridor për ta sulmuar fizikisht. Dukej se e kishte shumë personale me të. Nuk po flas me të dëgjuar, kam qenë dëshmitar okular, dhe jo i vetmi”, është shprehur Apolloni.

Ai ka vazhduar duke pretenduar se, sipas tij, Shala është shpërblyer më pas me poste të larta politike.

- Advertisement -

“Për këto sulme partia e shpërbleu shumë shpejt me poste politike, deputet, ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër. Gjatë kohës sa ushtronte këto poste, e bëri edhe akademik, dhe ai s’është i vetmi që është bërë akademik ashtu. Të gjithë e dini për kë e kam fjalën, nëse nuk e dini, është Kujtimi”, ka deklaruar Apolloni.

Përmes një rrëfimi kronologjik, Apolloni rikujtoi një sërë episodesh që, sipas tij, dëshmojnë për pengesat dhe padrejtësitë me të cilat është përballur Rexhep Qosja gjatë jetës së tij.

Sipas Apollonit, këto përballje shkuan deri te përpjekjet për t’ia ndërprerë pagën në Akademi të Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, te largimi nga zyra e tij në Institutin Albanologjik dhe hedhja e librave e materialeve të punës në mbeturina e po ashtu situata me të cilat profesor Qosja është ballafaquar në Fakultetin Filologjik.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -