Grupi më i madh i deputetëve në Parlamentin Evropian i “Partive Popullore Evropiane” ka bërë me dije se si grup e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Express.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën jo vetëm që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash, por gjithashtu forcon lidhjet mes BE-së dhe Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i “EPP”-së, raporton Gazeta Express.
Sot në Parlamentin Evropian pritet t’i jepet drita jeshile procesit të liberalizimit. Kosovarët nga 1 janari 2024 do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.