Selver Xhelili, i cili tash e 20 vjet vepron e punon në Shqipëri, duke udhëhequr një zinxhir të hoteleve, e ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër Edi Ramës.
Ai thotë se kush është për momentin kundër Edi Ramës, është kundër interesave të shqiptarëve.
“Kam 16 vite që jetoj në Shqipëri dhe besoj se pak kush e njeh më mirë se unë qeverisjen e Edi Ramës dhe raportin e saj me kosovarët. Këtë nuk e them nga teoria, por nga përvoja”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk i kuptoj njerëzit nga Kosova që vijnë të protestojnë në Shqipëri kundër Edi Ramës. Më lë të kuptoj se sa shumë kemi humbur si popull.
Kam 16 vite që jetoj në Shqipëri dhe besoj se pak kush e njeh më mirë se unë qeverisjen e Edi Ramës dhe raportin e saj me kosovarët. Këtë nuk e them nga teoria, por nga përvoja.
Prandaj, ju kosovarë që vini të protestoni kundër Edi Ramës, pyesni veten: kush mendoni se është më i mirë? A keni një alternativë konkrete, apo po bëheni pjesë e një kauze të paqartë, e cila në fund mund të jetë më shumë kundër interesave të popullit shqiptar sesa kundër Edi Ramës?
Mendoni mirë, sepse për momentin, dhe sipas mendimit tim edhe për një kohë të gjatë, nuk shoh një alternativë më të mirë për interesat e Kosovës sesa Edi Rama.

