Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit. Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
KosovaPress raporton se këtë iniciativë po e udhëheqë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili, po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.
Numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.
KosovaPress, raporton tutje se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ishte për vizitë në një degë duke provuar t’i bind delegatët që të mos i japin nënshkrimet e tyre.
Manajn dhe Muhaxheri, edhe pse janënuk kontaktuar knuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as mesazhe që i janë dëruar.
