VIDEO/Mesi nuk përmbahet me gazetaren-Puthen e përqafohen pas ndeshjes

- Advertisement -
- Advertisement -

Nga një Botëror në tjetrin, por diskutimet për Lionel Mesin dhe gazetaren argjentinase Sofi Martinez mbeten të njëjta.

Katër vite më parë, intervistat e saj me yllin argjentinas dhe shikimet që i jepnin njëri-tjetrit, bënë që të aludohej hapur për një histori mes të dyve, në një situatë që raportohet se tërboi bashkëshorten e yllit të futbollit, Antonela Rokuzon. Duket se kjo “miqësi” vazhdon edhe tani dhe Mesi nuk ka bërë asgjë për ta fshehur, pavarësisht kundërshtive që duhet të ketë gruaja e tij.

Pas ndeshjes ndaj Kepit të Gjelbër, kur kaloi në zonën miks, Mesi u ndal pikërisht përballë Sofi Martinez me të cilën u përqafua dhe ajo e puthi në faqe, në një tjetër shenjë afërsie të të dyve.

“Nëse të shoh, thonë përse e pe. Dhe nëse të përshëndet, thonë pse e përshëndete”, ishin fjalët e Mesit.

“Vlerësoj atë që the dhe të falënderoj për fjalët e tua”, iu përgjigj gazetarja para se të niste të bënte pyetjet për ndeshjet. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë ndezur edhe një herë zërat rreth yllit argjentinas.

- Advertisement -

SHIH VIDEON

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -