9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Konjufca: Lajçaku është i anshëm, Kosova s’do të federalizohet kurrë

- Advertisement -

Ndërmjetësi i Bashkimit Evorpian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, “është i anshëm”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, derisa ka artikuluar edhe një varg kritikash rreth qëndrimeve të tij.

“Unë mendoj që kryenegociatori nuk është i paanshëm. E kam fjalën pikërisht për zotin Lajçak. Ai më duket që në mënyrën siç i koncepton negociatat është sikur me bisedu dy shtete të cilat nuk e kanë të definuar statusin. Ai duhet ta ketë të qartë se Kosova e ka të definuar statusin. Qe 15 vite. Nëse mendon kështu që Asociacioni nuk paragjykon asgjë dhe për Asociacionin janë të gjitha opsionet e hapura ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opsionet janë të tavolinë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“A e dini pse. Qe po shpjegoj. Ae dini ju që Evropa ka shtete Federative, Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë. Ëstë shtet unitar. I përbërë prej njësive të veta; dhe njësitë janë komuna te veta. Dhe Kosova ka dy nivele të qeverisjes. Komunale dhe qëndrore. Nuk ka organe federative dhe nuk ka autonomi territoriale. Nëse Lajçak thotë se gjithçka është në tavolinë, ai e ka gabim. Në Evropë ka shtete federative, të ndara në dy pjesë. Pjesa tjetër ka pavarësinë, është e ndame, krijojnë organe të përbashkëta, ku ato dy pjes mbledhen dhe i diskutojnë mes vete gjërat. Kjo nuk është e hapur pë rKosovën. Kosova ka hy në dialog, e besoj edhe Hashim Thaçi në atë kohë, për normalizim të marrëdhënieve, e jo për ta rimodeluar shtetin. Ne nuk kemi hyrë në dialog për ta zbuluar një shtet tjetër. Por, për normalizim”, tha Konjufca

“Ne kemi kufi për dialogun. Për ne është dialog mes dy shtetesh normale. Për Serbinë nuk është? Punë e madhe”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -