Kompania prestigjioze Gallup: Presidenti Trump ka mbështetjen më të madhe në Kosovë

- Advertisement -
- Advertisement -

Sondazhi i fundit i kompanisë së mirënjohur amerikane për matje të opinionit publik, Gallup, sugjeron se Kosova është vendi më përkrahës i presidentit amerikan në tërë Europën, shkruan Gazeta Metro.

Sipas matjes në fund të vitit (EOY), Gallup në Kosovë e vendos mbështetjen për presidentin Donald Trump në +27, më së larti në tërë kontinentin europian.

Përpos Kosovës, presidenti Trump po ashtu ka mbështetje në Rumani (+11), Moldavi (+10) dhe në Maqedoninë e Veriut (+2).

Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës e mbështesin presidentin amerikan më shumë se krejt popujt e tjerë në Europë, madje edhe më shumë se vetë amerikanët.

Në anën tjetër, Gallup mati edhe opinionin publik për presidentin rus, Vladimir Putin. Nga e gjithë Europa, vetëm në Serbi kishte mendim pozitiv për Putinin, ndërsa në Kosovë kishte opinion negativ në -75 për diktatorin rus./gazetametro.net

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -