Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë –Faton Peci: “Me 3% as iPhone nuk punon”

- Advertisement -
- Advertisement -

Koalicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës së Jugut mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është përfshirë nga mospajtime të brendshme, kryesisht rreth ndarjes së posteve drejtuese komunale.

Nga radhët e LDK-së është bërë e ditur se kjo parti nuk është më pjesë e koalicionit, ndërsa pala tjetër thekson se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar për një vendim të tillë, duke lënë situatën të paqartë në aspektin institucional.

I pyetur për këtë situatë, kryetari i komunës Faton Peci ka deklaruar për Telegrafn se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, por ka kritikuar kërkesat e LDK-së, duke theksuar se me një mbështetje prej rreth 3 për qind nuk mund të kërkohen pozita të rëndësishme drejtuese.

Në këtë kontekst, Peci ka përdorur edhe ironi, duke thënë se “me 3% as një iPhone nuk punon”, duke lënë të kuptohet se përfaqësimi politik duhet të reflektojë realisht peshën elektorale.

Pavarësisht tensioneve, ai ka bërë të ditur se do të ketë përpjekje për zgjidhje, por vetëm mbi baza të qarta dhe në përputhje me përgjegjësinë politike dhe rezultatin zgjedhor./Telegrafi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -