15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Koalicion me Kurtin? Haradinaj: Tani e synoj këtë post

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta ndihmonte më shumë Kosovën po të ishte kryeministër, se sa si president.

Haradinaj tha në emisionin Pressing në T7 se dëshira e tij për të qenë president ka qenë në një etapë të caktuar kur Kosova ndodhej në pozitë të vështirë dhe se do të krijonte ekuilibër në qeverisje. Ai shton se spekulimet se do të krijon koalicion me VV-në janë të pavërteta.

- Advertisement -

“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marrë pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndishme pasi priteshin procese. Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim”, tha ai.

“Unë e shoh veten që e ndihmoj Kosovën sot më shumë duke drejtuar qeverinë se sa si president. Po flas për këtë etapë. E vlerësoj se qeverisja e Kurti është e dëmshme dhe humbje për Kosovën. Qeverisja e tij vetëm i bën dëm Kosovës. Nuk është në interes të Kosovës”, shtoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -