Kimete Berisha: Opozita vjedh vitrat e Albin Kurtit

- Advertisement -
- Advertisement -

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke vënë në kontrast diskursin e kryeministrit Albin Kurti me atë të opozitës. Ajo e përshkruan Kurtin si politikan që ndërton një narrativë vertikale, të bazuar në rrezik, vendim dhe forcë shtetërore, ndërsa opozita, sipas saj, mbështetet në premtime për qetësi, bashkim dhe shpresë – fjalë që nuk prodhojnë veprim dhe nuk bartin kosto politike.

Në reagimin e saj, Berisha ironizon bashkimin e figurave opozitare, duke theksuar se ato nuk janë bërë bashkë për të ndërtuar një alternativë qeverisëse, por për t’u mbrojtur nga Kurti. Sipas saj, opozita nuk ndërton as shtëpi e as rrëfim politik, por kufizohet në retorikë pa rrezik, duke e kthyer garën politike në një përballje mes atij që vepron dhe atyre që shmangin përgjegjësinë.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti premton raketa anti-tank, fabrika armatimi, dronë në qiell, diga për ujë.

Opozita vjedh vitrat e Albin Kurtit.

- Advertisement -

Kur Albin Kurti flet për armë,

Lumir Abdixhiku premton qetësi.

Kur flet për qiell, opozita fton popullin të shtrihet nën tokë, të pushojë, të mos shqetësohet.

Kur premton ujë, Bedri Hamza premton bashkim të njerëzimit.

Kur del i vetëm kundër të gjithëve, opozita bashkohet… kundër tij.

Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, së bashku –

Three Amigos, jo për të shpëtuar katundin,

por për të shpëtuar njëri-tjetrin nga Albin Kurti.

Three Amigos janë prova përfundimtare se nuk mjafton të jeni tre.

Albin Kurti ndërton narrativë vertikale:

lart-poshtë, rrezik-fuqi, konflikt-vendim.

Opozita ndërton narrativë horizontale:

bashkë, krah teje, shpresë, qetësi.

Fjalë që vlejnë vetëm kur nuk ndodh asgjë.

Fjalë që nuk rrezikojnë askënd.

Paradoksi më simpatik:

– Albin Kurti u bë bashkë me Partinë Demokristiane dhe, së bashku me ta, premton ndërtimin e xhamisë së Ibrit, të shkatërruar gjatë luftës.

– Lumir Abdixhiku u bë bashkë me Partinë e Drejtësisë (myslimane) dhe premton qetësi e shërim me lutje.

Opozita nuk ndërton as shtëpi, as rrëfim.

Ai ndërton shtëpi, ata vjedhin perde.

Kjo është gara e vërtetë:

jo kush premton më shumë,

por kush nuk rrezikon asgjë.

P.S.

Veç dashuri s’ka premtuar asnjëri.

AUTOKRITIKË:

Nuk të gjendet shoqja.

Vazhdo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -