Khatab ‘pishman’ Shabani – I moçmi Fero i kthehet skenës, fshiu postimet religjioze

- Advertisement -
- Advertisement -

Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një kohe të gjatë mungese. Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Në këto pamje, Fero shihet duke performuar vargje që përmbajnë ofendime ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën është ndarë mes shumë polemikave publike.

Kujtojmë se Fero u tërhoq nga muzika me arsyetimin se do t’i përkushtohej plotësisht fesë islame, duke deklaruar në atë kohë se kishte lënë pas jetën artistike për të ndjekur rrugën e besimit. Madje, për një periudhë të gjatë, ai postonte rregullisht përmbajtje me përmbajtje fetare në platformat e tij online.

Megjithatë, pas njoftimit për rikthimin në muzikë, vërehet se të gjitha postimet e tij të mëparshme që lidhen me fenë janë fshirë nga rrjetet sociale, duke lënë hapur pyetjen për ndryshimin e papritur në qëndrimet e reperit.

Ky rikthim ka ngjallur reagime të shumta në publik, veçanërisht për faktin se përmbajtja e këngës së paralajmëruar përfshin sulme personale ndaj një figure tjetër publike si Arbenita.

- Advertisement -

Ndjekësit mbeten kuriozë për të parë nëse ky rikthim do të shënojë një fazë të re të karrierës së Feros apo vetëm një tentativë për të provokuar vëmendje në rrjet. /Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -