19.7 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Kardiologu Bajraktari thotë se mjekët nga Kosova nuk po ikin për paga, por për këtë arsye

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kardiologu Gani Bajraktari ka thënë se mjekët nga Kosova nuk po ikin për para, por më shumë dinjitet. Ai thotë se në Kosovë mjekët nuk i mbron shteti, derisa në perëndim mbrohen dhe janë më të sigurt.

“Ikja e mjekëve është trend evropian. Por në Kosovë a mungesë të kushteve të punës. Institucionet kanë qasje jo korrekte në drejtim të mjekëve. Pagat e mjekëve kanë qenë skandaloze, tash janë relativisht të kënaqshme por jo të mira. Në vendet e rajonit mjekeve ua japin hakun për punën e tyre”, ka deklaruar Bajraktari në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ai thotë se mjekët në Kosovë bartin përgjegjësi të madhe derisa sipas tij nuk respektohen sa duhet për këtë punë.

- Advertisement -

“Vetëm mbrëmë unë kam qenë kujdestar në QKUK dhe kam stentuar pesë pacientë me infarkt akut dhe në momentin që i kam lënë kanë gëzuar shëndet të mirë. Pra pesë pacientë brenda natës, është punë me përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë”.

Duke folur për situatën e shëndetësisë në Kosovë, Bajraktari që është edhe profesor universitar thotë se buxheti në këtë sektor është shumë i rëndësishëm por jo më i rëndësishmi.

“Faktori material [buxheti] në shëndetësi zë vendin e tretë apo katërt. Problemi kryesorë është menaxhimi dhe vendimet e mëdha. Arben Vitia është njeri i mirë dhe ndershëm, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje të marrë vendime të mëdha”.

Bajraktari thotë se me përshkrimin e punës ministri i Shëndetësisë duhet të merret vetëm me menaxhimin e situatës, por sipas tij për të pasur rezultate ai duhet t’i tejkalojë kompetencat.

- Advertisement -

“Ministri duhet të zbresë vetë më QKUK dhe të qëndrojnë një ditë në ndonjë klinikë dhe të presë vet problemin me gërshërë”, ka deklaruar tutje Bajraktari.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë