15.3 C
Pristina
Friday, March 31, 2023

Kaq para fiton Luizi vetëm për një postim në Instagram

- Advertisement -

Rekomandime

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”.

- Advertisement -

Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim. Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime. Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 593 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

- Advertisement -

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani. Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 8.2 milionë klikime në “YouTube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij.

Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar. Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën.

- Advertisement -

Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj. Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë./Panorama

- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -

Të fundit