Gazetari Mirlind Behluli ka ngritur disa pyetje lidhur me inspektimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se, sipas një anëtari të Bordit të Shoqatës së Fermerëve, mostrat për analiza nuk janë marrë vetëm në qumështoren VITA, por edhe në disa qumështore të tjera.
“Një anëtar i Bordit të Shoqatës së Fermerëve paska thanë sot që mostrat për analizat nuk janë marrë veç nga qumështorja VITA, por edhe nga shumë qumështore të tjera”, ka shkruar Behluli.
Ai shtroi pyetjen pse, sipas tij, nuk ka pasur reagime nga qumështoret e tjera dhe pse vetëm rasti i VITA-s është shndërruar në debat politik.
“Pse s’ka asnjë reagim nga këto qumështore? Pse u bo kaq e madhe veç puna e VITA-s? Pse një inspektim krejt teknik – i kryer në disa qumështore – u shndërru në luftë politike nga disa media?”, shkroi ai.
Në fund të postimit, Behluli hodhi edhe një dyshim, duke pyetur nëse kjo mund të lidhet me financimin e disa mediave, por shtoi se nuk ka një përgjigje për këtë.
“Ndoshta lidhet me financimet e këtyre mediave nga Devolli? Ndoshta, nuk e di :P”, përfundoi ai.
Postimi i tij i plotë:
Nje anetar i Bordit te Shoqates se Fermereve paska thane sot qe mostrat per analizat nuk jane marre vec nga qumeshtorja VITA, por edhe nga shume qumeshtore te tjera. Pse s’ka asnje reagim nga keto qumeshtore? Pse u bo kaq e madhe vec puna e VITA-s? Pse nje inspektim krejt teknik – i kryer ne disa qumeshtore -, u shnderru ne lufte poltike nga disa media? Ndoshta lidhet me financimet e ketyre mediave nga Devolli? Ndoshta, nuk e di 😛
