Kadri Kryeziu: Feja lsIame në Kosovë ka daIë nga shtrati, por do ta ndaIim

- Advertisement -
- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka nxitur reagime një deklaratë për fenë islame në Kosovë.

Në një paraqitje të tij, Kryeziu u shpreh se “Feja Islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshu nga shtrati”, duke shtuar se sipas tij, është koha që dikush ta ndalë këtë “vërshim”.

“Feja Islame në Kosovë ka dal nga shtrati, ka vërshu nga shtrati. Kush duhet me ndal? Na more, edhe kemi me ndalë. Ka shumë të interesuar në këtë punë. Ani pse është vetëm një shoqatë, këta janë nismetarë, unë e respektoj shumë si ide”, dëgjohet duke thënë ai.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Kryeziu në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Unë jam një përkrahës i bindur i Islamit tradicional që është praktikuar ndër shekuj në trojet tona — nga i cili kanë dalë figura të mëdha atdhetare si vëllezërit Frashëri, Ymer Prizreni, Hoxhë Tahsini e shumë të tjerë.
Jam kundër, dhe do të vazhdoj të jem kundër, çdo përpjekjeje për të instaluar në Kosovë interpretime radikale apo ekstremiste të fesë, sepse ato i shërbejnë vetëm armiqve tanë.
Në një kohë kur vetë bota arabe po ndërmerr reforma të mëdha për liberalizimin e shoqërisë dhe për luftën pa kompromis kundër rrymave ekstremiste, ne duhet të jemi edhe më vigjilentë dhe më të vendosur në mbrojtjen e traditës sonë të urtë e atdhetare.
Kjo është e vërteta ime për këtë çështje. Gjithçka tjetër është thjesht propagandë dashakeqe, e shpërndarë nga njerëz të ligj që për pak përfitime politike janë të gatshëm të koketojnë me këdo dhe me çfarëdo.

VIDEO u bë virale në rrjete sociale:

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -