“Koha e sallamdisë ka marrë fund” – Gacaferi i reagon opozitës për inspektoratin

- Advertisement -
- Advertisement -

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me funksionimin e institucioneve të shtetit dhe rolin e inspektoratit në Kosovë.

Në reagimin e tij publik, Gacaferi thekson se opozita, sipas tij, po ndryshon qëndrim varësisht nga zhvillimet në terren, duke e lidhur këtë me kritikat e tyre ndaj qeverisë.

“Nihere i kanë pas kap britmat: o Albin ku është inspektorati, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse me dal inspektorati!”, ka deklaruar Gacaferi.

Postim i plotë:

Njëherë i kanë pas kap britmat: “o Albin ku është inspektorati”, tash kur doli inspektorati, po bërtasin pse po del inspektorati!

- Advertisement -

Duhet edhe me u mësu e edhe me u pajtu që Kosova po bëhet shtet, koha e sallamdisë dhe e oligarkisë ka marrë fund në Kosovë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -