Ish-hetuesi policor në veri: Kam pasur informacione se “Mbrojtja Civile” ushtrohen në poligone ushtarake

- Advertisement -
- Advertisement -

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti ka thënë se gjatë kohës së tij në detyrë kishte pranuar informacione se pjestarët e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” po kryenin ushtrimet në poligone ushtarake.

Në një intervistë të “FIVE” të RTV Dukagjini, Mehmeti ka thënë se dihet për dy lokacione të tilla, të dyja në territorin e Serbisë.

“Për Mbrojtjen Civile, shumë herë kam treguar se kam pasur informacione se ushtrohen në poligone ushtarake, të paktën dihet për dy poligone ushtarake….në një kazermë në një qytet para Beogradit…në territorin e Serbisë. Aty kanë qenë të trajnuar, janë pajisur me armë jo të brezit por edhe mina antiblindë..”, ka treguar ai.

Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai i cili njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”. Se kush është ai, Mehmeti ka treguar se Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”, ishte i angazhuar dikur si një person që kryente krime të rrugës.

Ish-hetuesi Mehmeti ka treguar se krime të tilla parashihnin pengimin e jetës së qytetarëve të veriut.

- Advertisement -

”Një nga personat e angazhuar për krime në rrugë të cilat kanë pasur për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë të qyetetarëve dhe pengimin e banorëve që të iu pamundësohet jeta në pjesën veriore, ky ka qenë njëri nga personat…më herët ka qenë njëri nga personat e angazhuar i cili ka kryer krime të rrugës. Krime të rrugës kanë pasur qëllim ta frikësojnë popullatën, ta pengojnë lëvizjen e lirë dhe të iu pamundësojnë jetën qyetetarëve të veriut. Ekipi vëzhgues, strukturat e tjera kanë opërcjell qyetetarë të cilët janë targetuar si viktima të sulmit dhe ky me disa, besoj se ka edhe një klub…edhe atëherë e ka pas..ka qenë pronar i një klubi (fitnes,kickbox) kur kanë ushtruar djem të rinj…kemi pasur disa raste të sulmeve, atëherë kur ka qenë aktiv të cilat viktimat si kanë njohë sulmuesin sepse kanë qenë të maskuar, e ka marrë informatën se është në lëvizje dhe i ka thyer nofullën…”, ka thënë ai.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të “Llune”, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë lënduar lehtë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -