Një protestë madhështore mbahet sot në Tiranë, 21 qershor 2026. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Siç nuk ishte menduar ndonjëherë, ‘shuplaka’ kryeministrit Edi Rama po i vjen nga Diaspora.
Një pjesëmarrje historike. Një gjë është e sigurt kjo protestë do të mbahet mend gjatë. Një revoltë madhështore kundër kësaj klase politike që për 35 vite me radhë kanë vjedhur dhe punuar në dëm të shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama me arrogancën e tij për 21 ditë me radhë, edhe pse para Kryeministrisë, shqiptarët kanë protestuar kundër tij, kundër korrupsionit, kundër qeverisë së tij të korruptuar, nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka sulmuar, akuzuar dhe ironizuar.
Diaspora sot, dha në mesazh akoma më të qartë se kur “Atdheu thërret, Diaspora përgjigjet”.
Vargu i protestuesëve në Tiranë ishte kilometrik, dukej qe nuk kishte fund
Në protestën e mbajtur përpara Kryeministrisë, shqiptarët të bërë bashkë kundër kryeministrit Edi Rama, kanë edhe një thirrje për administratën.
“Nuk ka pëllëmbë të kësaj toke që nuk është e mbushur me shqiptarë. Ju jeni trimat e vërtetë që iu përgjigjet kësaj proteste. Latë, punën, bizneset, sepse Atdheu ju thirri dhe juve iu përgjigjet”, u shpreh një protestuese.
Jemi nga sheshi ‘Nënë Tereza’ deri te sheshi ‘Skënderbej’, aktivisti: Mos shantazhoni protestuesit
Aktivisti i ka bërë thirrje që të mos shantazhohen protestuesit. Me një thirrje drejtuar edhe policisë, aktivisti shprehet se protesta është edhe për ata, për kushte e mundësi më të mira.
“I bëjmë thirrje policisë të mos shantazhojë protestuesit. Jemi këtu edhe për ju. E di në çfarë kushte punoni. Nuk keni para as për këpucë. Mos kërcënoni rininë. Mos shantazhoni protestuesit. Do ju rrëzojmë me paqe”, tha ai.