Christopher Hill po jep dëshminë në Hagë.
Hill tha se ambasadorit Gelbard, e kishte quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.
Sipas Hill, kishte diskutime se kjo deklaratë e kishte cytur sulmin e Serbisë në familjen Jashari.
“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, jep sinjal serbëve të lëvizin kundër tyre. Gelbard më pas mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodha ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin, me pasojën që Millosheviqi deklaroi se ai nuk donte të takohej më me z.Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbard nga përvojat e mëhershme”, tha Hill
![chris hill]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/03/chris-hill.jpg.webp)