Për tri ditë radhazi në Hagë është duke u zhvilluar seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në kuadër të Dhomave të Specializuara edhe gjatë javës së ardhshme pritet të vazhdojë ky proces, që me gjasë do të zgjasë për disa vite me radhë.
E në këtë proces gjyqësorë në bankën e të akuzuarve janë edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.
E në lidhje me këto zhvillime, televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë nisjes së procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve.
Ky televizion ka folur për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ku përgjatë realizimit të një kronike tregohet se Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi në Kosovë konsiderohen si heronj.
“Është bërthama e shquar e udhëheqjes së UÇK-së , që tani po gjykohet para gjykatës Speciale në Hagë-gati një çerek shekulli pas luftës në Kosovë. I pari dhe më i rëndësishmi ishte komandanti i atëhershëm i UÇK-së, Hashim Thaçi. Kur u arrestua tre vjet më parë, ai ishte ende president i Kosovës”,thuhet ndër të tjerash në raportim.
“Një hero i akuzuar për krime lufte”, nis kronika e televizionit gjerman.
Në raportim të mediumit gjerman thuhet se “Prokuroria nuk shqetësohet nëse Thaçi dhe të pandehurit e tjerë kanë kryer vetë vrasje dhe torturë. Mjafton të dinin për krimet, por të mos bënin asgjë për t’i parandanga dalja 1 minutë e asaj harte!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023