Halil Geci ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke theksuar se mesazhi amerikan është i qartë dhe i pakthyeshëm: veriu është Kosovë dhe nuk ka hapësirë për ndarje apo ndryshim kufijsh.
Sipas tij, ky vendim ua mbyll përfundimisht gojën atyre që për vite me radhë kanë relativizuar shtetësinë e Kosovës dhe kanë ushqyer ide të rrezikshme për pazare territoriale.
Postimi i plotë:
KURTI E NGRITI KOSOVËN, TRUMP E VULOSI: VERIU ËSHTË KOSOVË
LDK–PDK dalin të demaskuara: vitet e pazareve bien përballë qëndrimit shtetëror dhe mbështetjes amerikane
Vendimi i Shteteve të Bashkuara përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare ua mbylli gojën përfundimisht atyre që për vite me radhë e kanë relativizuar shtetësinë e Kosovës. Mes tyre, LDK dhe PDK mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për politika të paqarta, kompromise të dëmshme dhe heshtje në momentet kur duhej vendosmëri.
Mesazhi i SHBA-së është i prerë dhe i pakthyeshëm:
Veriu është Kosovë.
Nuk ka ndarje të Kosovës.
Nuk ka ndryshim kufijsh.
Kjo është goditje politike për ata që dikur flisnin për “korrigjim kufijsh”, për ata që i hapën rrugë pazareve territoriale dhe për strukturat që e shihnin Kosovën si monedhë negocimi. Sot, këto qëndrime bien përballë realitetit ndërkombëtar dhe mbështetjes amerikane për sovranitetin e plotë të Kosovës.
Albin Kurti, ndryshe nga qasja e paqartë e LDK–PDK-së, e ka mbrojtur qartë dhe pa ekuivok integritetin territorial të Kosovës. Ky qëndrim nuk ishte populizëm, por politikë shtetërore që sot po konfirmohet nga aleati kryesor i Kosovës.
Ajo që Amerika po e vulos sot, Ibrahim Rugova e kishte artikuluar moti: Kosovë e pandarë, sovrane dhe e orientuar nga Perëndimi. Këtë vizion, Albin Kurti e ka mbrojtur me vendosmëri kushtetuese. Sot kjo vijë shtetërore është rikthyer dhe forcuar, pas vitesh lëkundjesh dhe kompromisesh të gabuara nga dy partitë tradicionale që e devijuan interesin shtetëror.
Ka nga ata që do të zhgënjehen, sepse investuan politikisht në dobësimin e Kosovës dhe në ambiguitet strategjik. Por realiteti është i qartë dhe i pakthyeshëm:
Kosova është nën mbrojtjen e SHBA-së, jo nën hijen e pazareve të vjetra.
Urime Kosovë!
E ardhmja jote është sovrane, e sigurt dhe perëndimore.
