14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Grafite kërcënuese ndaj ambasadorit Hill shfaqen në qendër të Beogradit

- Advertisement -

Në qendër të Beogradit janë shfaqur mbishkrime kërcënuese që i referohen ambasadorit amerikan Christopher Hill.

- Advertisement -

Mbishkrimi “Vdekje Christopher Hillit” është shfaqur në objektin që ndodhet në cep të rrugës në qendër të Beogradit, raporton Danas.

Nuk dihet se kush dhe kur është shkruar ky mesazh.

- Advertisement -

Ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.

Kujtojmë se një burrë nga Beogradi është arrestuar dy ditë më parë për shkak të kërcënimeve ndaj ambasadorit Hill.

- Advertisement -

I arrestuari, siç dyshohet, në rrjetin social “Facebook” ndër të tjera ka shkruar “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

Pak ditë më parë, Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij. Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -