Opinionisti Nexhmedin Spahiu, qëndroi në një takim te Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, për çka pretendoi të ketë qenë në kapacitet vetjak, sipas tij, për të lobuar për njohjen e Kosvës – madje duke thënë se në xhaketë kishte edhe simbolet shtetërore por se “në foto nuk po shihet”.
Kryediplomati i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Spahiun e priti për të folur për përmiësimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq.
Разговор са професором Неџмедином Спахијуом о начинима за превазилажење тензија и унапређење међуетничких односа. pic.twitter.com/ghZQcb4WfJ
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 17, 2025
Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq
