FSK përgatitet për sfida në Iuftë urbane dhe terrene të minuara

- Advertisement -
- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier Luftarak”, si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në një nga fushat më të ndjeshme dhe strategjike të ushtrisë.

Ky trajnim u zhvillua nën drejtimin e instruktorëve të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare dhe u mbështet nga instruktorë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe Komandës së Forcave Tokësore.

“Kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara. Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë.”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -