Flet nëna: Vitin e fundit Shpati s’ka qenë i qetë, lus Zotin të m’i ruaj fëmijët tjerë

- Advertisement -
- Advertisement -

Nëna e Shpati Kasapit ka folur për herë të parë pas vdekjes së djalit të enjten e kaluar, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se është e lumtur dhe krenare për djalin e saj, dhe me dashurinë që njerëzit paskan pasur për të.

Ajo theksoi se vitin e fundit Shpati s’ka qenë i qetë, dhe këtë edhe si familje e kishin pasur si shqetësim.

Lexo edhe:
“All I Want For Christmas Is You”, Mariah Carey fiton ende shuma marramendëse nga hiti i Krishtlindjes
Mes lotësh, flet gruaja e Shpat Kasapit: Djali ende s’e kupton që nuk e ka babain, nuk e di kush…
Mbajti koncert ditën që vdiq Shpat Kasapi, Adelina Tahiri e kritikon ashpër Adelina Ismailin
“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, Shpati paska qenë djali i të gjithëve. E paskeni dashur të gjithë. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit s’ka qenë i qetë, dhe kjo ka një parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruaj fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve”, tha nëna e Shpatit në të pamet që po mbahen në Çair.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -