10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fitojnë punëtorët e “Pastrimit”: Rriten pagat për 70 euro te gati të gjitha kategoritë

- Advertisement -

Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se punëtorët e saj e kanë arritur një fitore shumë të madhe në kërkesat e tyre për rritje të pagave.

- Advertisement -

Greva tashmë është ndërprerë, dhe puna do t’i rikthehet normalitetit.

“Pastrimi” ka njoftuar se është marrë vendimi që punëtorëve për pozitat me pagë 330 euro të ketë rritje prej 70 eurove. Kjo nënkupton se ata do të paguhen prej këtej e tutje me nga 400 euro.

- Advertisement -

Kjo vlen edhe për punëtorët e tjerë që kishin paga prej 338, 345, 355 dhe 389 euro. Ndërkaq, ata që kishin paga prej 411 eurove kanë përfituar rritje prej 59 eurove.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga muaji prill i këtij viti.

Kjo kompani njofton se ky vendim erdhi edhe si rrjedojë e takimeve që kanë pasur me nënkryetaren e Prishtinës Donjeta Sahatçiun dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliun.

Stafi i Nacionales sot ka qëndruar të marten tek oborri i kompanisë ‘Pastrimi’ për të parë se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka presin ata.

- Advertisement -

Ilaz Rexhepi, njëri nga punëtorët e kësaj kompanie tregoi i tregoi Nacionales se para se të niset për punë, i përqafon fëmijët e tij pasi ka frikë se mund të mos i sheh më.

“Në mëngjes si çdo prind i puthi të dy fëmijët në faqe, përshëndetem me ta edhe vij në punë. Duke i parë rrezikun të kamionit pa frena tutna mos ka mundësi mos i thirr dikush me ju thanë ju ka vdekur baba”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka treguar se paguhen vetëm 330 euro, ndonëse thotë se kërkesa e tyre është rritja e pagës, për të paktën deri në 400 euro. Ndër të tjera ai tregoi se janë të rrezikuar për shkak se punojnë me kamion jo në gjendje të rregull, të cilët kanë probleme teknike.

“Startin e rrogës për fillim e kemi 330 euro dhe kurrë nuk ka lëvizur, mirëpo është puna që edhe këtë shumë që e kemi lyp është shumë simbolike, pra 70 euro janë për me u bë fiks 400. Na e kemi humb besimin, se kjo është kërkesë e kahershme për rritjen e pagave. Ne jemi edhe vetë të rrezikuar, kamionët nuk kanë as fre të këmbës e dorë. Kemi dalë më ndihmën e zotit kështu”, ka thënë ndër të tjera Rexhepi.

Ai është shprehur i bindur se nuk do të fillojnë punën pa u plotësuar kërkesat e tyre.

“Nëse nuk rritet paga, në emër të gjithë punëtorëve nuk do të fillojë puna as edhe një minutë”, ka thënë ai.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe përfaqësuesin e sindikatës së kësaj kompanie, Labinot Makolli.

Ai ka bërë me dije se kërkesat e punëtorëve janë shumë të qarta.

“Kërkesat tona janë të qarta. Ne jemi duke kërkuar rritje të pagave, jemi duke kërkuar vetëm 70 euro, pra të bëhet paga diku 400 euro”, ka thënë ai.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arbnora Ademi ka treguar se kompania ka 860 punëtorë.

“Që nga dje punëtorët e kësaj kompanie janë duke protestuar apo duke mbajtur një grevë në mënyrë paqësore, karshi kërkesave të tyre për rritje të pagës. Punëtorët e kësaj kompanie përmes përfaqësuesve të sindikatës së tyre kanë parashtruar kërkesat e tyre. Punëtorët këmbëngulin që deri në plotësimin e kërkesave të tyre të mos dalin në punë. Janë plotësisht 860 punëtor”, ka thënë Ademi./nacionale.com

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -