Fejohet Princ Leka, oborri mbretëror ndan pamje

- Advertisement -
- Advertisement -

Princ Leka është fejuar me Blerta Celibashin. Kështu ka njoftuar Oborri Mbretëror Shqiptar.

Ceremonia e fejesës është zhvilluar dje në Ksamil, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

“Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve
me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, bëhet e ditur në njoftimin e familjes mbretërore.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -