Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka marrë vendim që shërbimet për qytetarët të ofrohen edhe gjatë vikendit, duke marrë parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve që po vizitojnë Kosovën gjatë kësaj periudhe festive.
Sipas këtij vendimi, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të qytetarëve nga data 20 dhjetor 2025 deri më 4 janar 2026, me orar pune nga ora 08:00 deri në 12:00, me qëllim lehtësimin e qasjes në shërbime administrative.
Njoftimi i oplotë:
Mirëmëngjesi ☀️
✍️Sot mora vendimin për ofrimin e shërbimeve për qytetarët nga Komuna e Mitrovicës edhe gjatë vikendit.
Duke marrë parasysh që në këtë periudhë, kur mërgata në numër të madh viziton Kosovën, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të tyre edhe gjatë vikendit.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 20.12.2025 deri më 04.01.2026 me orar pune me qytetarë nga ora 08:00 deri në orën 12:00.
