17 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Eurodeputeti holandez: Edhe ky hap ka mbetur deri tek heqja e vizave për Kosovën

- Advertisement -

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët është punë e kryer dhe do të ndodhë deri më 1 janar 2024.

- Advertisement -

Ai ka thënë se tashmë ka mbetur edhe një hap i vetëm, që teksti i marrëveshjes në mes të Parlamentit dhe Këshillit të përkthehet në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian dhe që të dy institucionet t’a japin pëlqimin përfundimtar përmes votimit.

“Pasi teksti të përkthehet në të gjitha gjuhët e BE-së, si Këshilli ashtu edhe Parlamenti duhet të japin pëlqimin përfundimtar përmes votimit”, ka thënë Reuten për Express.

- Advertisement -

Eurodeputeti thotë se në këtë stad ku është procesi i liberalizimit të vizave, qasja e prediencës suedeze s’ka shumë rëndësi derisa shton se ai vetë do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur vonesat e mëtejshme.

“Për këtë, qasja e Presidencës suedeze nuk është më shumë e rëndësishme. Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur çdo vonesë të mëtejshme”, ka shtuar tutje Thijs Reuten.

Politikani holandez thotë se i vjen mirë që BE-ja më në fund po e mban premtinin e saj dhe se liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi sapo të aktivizohet sistemi ETIAS.

- Advertisement -

“Në dhjetor, Parlamenti Evropian dhe Këshilli arritën një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky ishte një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës, pas disa vitesh bllokimi nga disa vende anëtare të BE-së. Më vjen mirë që BE më në fund po e mban premtimin e saj. Regjimi pa viza do të hyjë në fuqi sapo të fillojë sistemi ETIAS dhe, nëse ky sistem vonohet, më së voni më 1 janar 2024”, ka thënë ai për Express.

Eurodeputeti holandez i cili ka përgjegjësinë për të çuar përpara dosjen e Kosovës për liberalizimin ka thënë se tashmë kanë mbetur vetëm hapa procedural, pra që Këshilli dhe Parlamenti ta bëjën punë e tyre.

“Negociatat tashmë kanë përfunduar: ne kemi arritur tashmë një marrëveshje. Për momentin, është e rëndësishme që Këshilli dhe Parlamenti të bëjnë pjesën e tyre për të finalizuar procesin. Por këto janë hapa procedural, nuk ka diskutime politike të pazgjidhura”, ka përfunduar Reuten./GazetaExpress/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -