Era Berisha për Big Brother VIP Kosova: Nuk është më show, është laborator i degjenerimit

- Advertisement -
- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme, “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga debate të forta dhe përplasje verbale mes banorëve, ku nuk munguan ofendimet, britmat dhe tensionet e larta brenda shtëpisë, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë ka reaguar producentja e Infokus Era Berisha, e cila e cilësoi situatën si degradim të formatiti dhe tejkalim të kufijve të argëtimit.

Sipas saj problem nuk qëndron vetëm tek dinamika e banorëve, por edhe tek mënyra se si publiku po e konsumon dhe po e mbështet këtë lloj përmbajtjeje.

“Big Brother VIP Kosova nuk është më “show”. Është laborator i degjenerimit publik. Ofendime për familje. Bullizëm live. Ulje, përçmim, britma, arrogancë… dhe krejt kjo po quhet “SHOW”. Nëse kjo është çka na argëton, atëherë problemi nuk është vetëm brenda asaj shtëpie — problemi jemi NE që e normalizojmë”, ka shkruar ajo.

Berisha shtoi se klikimet, vëmendja dhe fama që po u jepet personave që përdorin ofendimin si strategji loje janë një sinjal shqetësues për shoqërinë.

- Advertisement -

“Po u japim klikime njerëzve që s’dinë me debatu pa ofendu. Po i japim famë atyne që mendojnë që me prek në familje është strategji loje. Po e duartrokasim mungesën e karakterit. Kjo nuk është lojë. Kjo është promovim i kulturës së ulët. E pastaj ankohemi pse rinia po bëhet agresive. Pse respekti po zhduket. Pse ofendimi po bëhet normë. Mos e shitni degradimin si “show”. Mos e paketoni mungesën e edukatës si “personalitet të fortë”. Publiku meriton ma shumë”, ka shkruar tutje Berisha.

Më poshtë mund të shihni reagimin e saj të plotë:

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -