Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
Murati tha se janë rreth 140 milionë pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, nëse llogariten edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh.
“Festoni me produkte vendore! Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Festoni me produkte vendore!
Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve.
Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë.
Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani.
Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët.