Mësimdhënësit përfituan një rritje të pagave vitin e kaluar me Ligjin e ri, por as përafërsisht sa kanë menduar.
Pasi u zyrtarizua koeficiente shumica e mësimdhënësve por edhe drejtorëve me Ligjin e ri përfituan nga 50 euro e shumë më pak nga 100 euro, çka ngjalli reagime jo të vogla.
Albanian Education ka realizuar një anketë me lexuesit e saj ku shumica janë mësimdhënës dhe i ka pyetur: A meritojnë mësimdhënësit në Kosovë pagë mujore 1 mijë euro.
84% e lexuesve janë përgjigjur se PO, mësimdhënësit meritojnë pagë 1 mijë euro, kurse 15% e lexuesve janë përgjigjur se JO nuk meritojnë një pagë të tillë, kurse 1% janë përgjigjur në opsionin Nuk e di.