Drejtori i RTK suImon Nacionalen, Periskopin e Paparacin, Sami Kurteshi: Qendro, vr.sësit me pagesë një qëllim kanë, vr.sjen e dinjitetit

- Advertisement -
- Advertisement -

Drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, ka suImuar përmes një statusi në facebook portalet kosovare Nacionale, Periskop dje Paparaci.

“Per Nacionalen që ofendon vetë kuptimin e fjalës së bukur shqipe “Kombëtare”, per Paparacin&Periskopin që ju flet vetë emërtimi dhe sejmenet e tyre jashtë e brenda RTK-së”, ka nisur shkrimin ai.

“Ka portale e zëra që veprojnë jo si pasqyrë e realitetit, por si mjegull e qëllimshme që synon të turbullojë dritën e qartë të së vërtetës. Ata që fyejnë, etiketojnë e shpifin në mënyrë të koordinuar nuk më shqetësojnë për vetë faktin se unë nuk kam asgjë për të fshehur. Mua nuk më ndjekin hijet e aferave, as të korrupsionit, as të pabesisë. Ndaj, suImet ndaj meje janë thjesht një pasqyrim i errësirës së tyre të brendshme”, ka shkruar ai.

Në statusin e tij për këto media, i ka komentuar edhe Sami Kurteshi, anëtari i VV-së në KQZ, i ka kërkuar Gërvalles që të qëndroi dhe të mos dorëzohet.

Në komentin e tij, Kurteshit nuk i ka kursyer fyerjet ndaj mediave, duke i quajtur vrasës më pagesë.

“Qëndro! Vr.sësit me pagesë një qëllim dhe profesion kanë, vr.sjen e dinjitetit – të Njeriut”, ka komentuar Kurteshi në statusin e Gërvallës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -