24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Drecun me propagandë tmerruese kundër Kosovës: Po provojnë ta militarizojnë veriun

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Kosovë i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, ka pretenduar se terrori i njësiteve speciale parapolicore të Prishtinës ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht ndaj fëmijëve, po intensifikohet në një tjetër paraqitje propagandistike.

“Terrori ka për qëllim kryesisht serbët në veri të Kosovës, por gjithnjë e më shumë u drejtohet fëmijëve, gjë që është shqetësuese”- raporton RTV, njofton Kosovo Online.

- Advertisement -

Ai pretendoi tutje se Prishtina dëshiron të militarizojë veriun e Kosovës, duke refuzuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe duke formuar një ushtri që trajnohet në vendet e NATO-s.

“Prishtina synon të bëjë militarizimin e plotë të veriut të Kosovës dhe Metohisë, gjegjësisht të pushtojë veriun, jo vetëm me njësitë speciale parapolicore por edhe me të ashtuquajturën ushtri, dhe kjo është diçka krijon potencial për ne që të kemi krizën më të rëndë deri më tani në veri, sepse populli serb tha se këtë nuk do ta vuajë më”- tha Drecun.

- Advertisement -

Drecun tha se arsyeja kryesore që do të mbahet takimi në Rashkë, me serbët nga Kosova, është për të treguar lidhjen mes Beogradit dhe përfaqësuesve serb në Kosovë.

“Takimi që do të mbahet në Rashkë është i rëndësishëm për të treguar unitetin mes Beogradit dhe përfaqësuesve të zgjedhur politikë të popullit serb në Kosovë e Metohi, për të arritur në konkluzionet e duhura që do të zbatohen”- tha ndër të tjera ai.

Drecun gjithashtu shtoi se Prishtina i ka sjelljet e paparashikueshme, dhe sipas vlerësimit të tij mund të ndodhë që terrori ndaj serbëve të intensifikohet para zgjedhjeve në veri apo para festave të ardhshme.

- Advertisement -

Ai u shpreh se Beogradi dëshiron të stabilizojë situatën e popullit serb në Kosovë, që sipas tij Prishtina vazhdimisht e destabilizon dhe ngacmon, por ai thotë se njëherë ajo ‘’fluskë’’ do të ‘’shpërthejë’’, sepse populli serb në Kosovë nuk duan të vuajnë më shumë terror.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -