5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Djokovic: Kosova është në zemër të çdo serbi, dua t’i pagëzoj fëmijët atje

- Advertisement -

Tenisti serb, Novak Djokovic thotë se dëshiron t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë, duke e konsideruar se kjo tokë është në zemër të çdo serbi, pasi sipas tij, ajo e përfaqëson qendrën e kulturës, identitetit, traditës dhe të fesë së serbëve.

- Advertisement -

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Djokovic ka thënë se është i vetëdijshëm që do të ishte e vështirë ta realizonte dëshirën e tij pasi, gjithnjë sipas tij, në Kosovë ka ende tension, ndonëse më jo konfIikt të armatosur, përcjell “Gazeta Express”.

“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe. E di se kjo është një çështje delikate pasi konfIikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension. Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë”, deklaroi tenisti serb.

- Advertisement -

Djokovic ndërkohë e ka bërë “viktimën”, siç e bëjnë zakonisht serbët për Iuftën në Kosovë, duke e treguar periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -