Dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar ai vetë në njërën prej pyetje të Prokurorit. Dëshmitari është pyetur në detaje për daljen e parë publike të UÇK-së.
Ka komentuar për Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin e Daut Haradinajn.
Detaje nga biseda e dëshmitarit:
Prokurori: Kur e ke dëgjuar për herë të parë UÇK-në?
Dëshmitari: Në Kosovë ka ekzistuar edhe më herët Ministria e Mbrojtjes. UÇK-ja si formacion ka dalë pak më vonë, në vitin 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.
Prokurori: A iu kujtohet ndonjë incident konkret kur e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?
Dëshmitari: Ka qenë më herët kur u folke për UCK-në. Mirëpo pas vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari doli publikisht UÇK-ja dhe luftuam për ta. E kemi kuptuar nga komunikatat, kur e merrnin përgjegjësinë për ndonjë sulm.
Prokurori: Në 1997 ju vetë e keni parë atë komunikatë?
Dëshmitari: Jo. Nëpërmjet mjeteve të informimit.
Prokurori: Komunikatat e thonin në tekstet e tyre që kjo kryhej nga UCK-ja?
Dëshmitari: Po.
Prokurori: A mund të na përshkruani si u bë publike UÇK-ja?
Dëshmitari: U bë publike pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij është bërë publike Ushtria Çlirimtare të Kosovës. E pas vrasjes së familjes Jashari i madh e i vogël u kyçën në ushtri. Me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci kemi qenë prezentë në varrim edhe vetë. Është fol që ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së Skënderajt, Idriz Reci. Kanë folë ata, pas tyne janë dalë përfaqësuesit e UÇK-së e kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehë ngushëllime.
Prokurori: A e dinit apo e mësuat se kush ishin ata që folën në ceremoni?
Dëshmitari: Pastaj e kemi mësuar kush janë ata. Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.
Prokurori: A e mbanë në mend se cka ka thënë Mujë Krasniqi?
Dëshmitari: Ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara. Muja ka qenë pa maskë, tjerët me maska. Më vonë e kemi kuptuar që ai pa maskë ka qenë Mujë Krasniqi.
Prokurori: Kush nga folësit ishte më i rreptë?
Dëshmitari: Vec me fjalë nuk arrihet lufta, pak a shumë kështu ishte fjalimi.
Prokurori: Më herët the një person e ka mesazhin më të ashpër. A e kujton kush ishte?
Dëshmitari: Po. Rexhep Selimi. Më tregoi dikush që ishte ai.
Prokurori: Si e kuptuat që mesazhi ishte të mos ndiqen më njerëzit pacifist?
Dëshmitari: Fjala ishte për Lidhjen Demokratike e Kosovës. Kjo sepse thanë që nuk mundemi vetëm me fjalë paqësore, por edhe lufta. U dijke kush është në Prishtinë, e kush punon në mënyrë paqësore. Në atë kuptim.
Prokurori: Sa pjesë të Malishevës kontrollonte UÇK-ja në qershor 1998?
Dëshmitari: Pothuajse komplet Malishevën./Nacionale