Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

- Advertisement -
- Advertisement -

Deputeti gjerman Boris Mijatovic nga partia “Të Gjelbrit” ka folur në Bundestag për zhvillimet në Kosovë, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të rregullt dhe duke kërkuar mbështetje më të madhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke komentuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, ai tha se “zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe pa incidente”.

Mijatovic u ndal edhe te vendimi i NATO-s për reduktimin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Qetësia në shumë raste është mashtruese”, deklaroi ai.

Si shembull, deputeti gjerman përmendi sulmin e Banjskës të vitit 2023, një nga incidentet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës.

- Advertisement -

“Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, tha Mijatovic, raportoi DW.

Ai rikujtoi gjithashtu se Milan Radojiçiq vazhdon të jetë i lirë dhe bëri thirrje për arrestimin e tij.

Në fund të fjalës së tij, Mijatovic i kërkoi qeverisë gjermane të angazhohet fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve”, deklaroi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -