Daut Haradinaj i reagon ashpër Gashit, e akuzon se punon për Serbinë: Më heret e ke ofenduar UÇK-në, tash po i fyen viktimat e lufës

- Advertisement -
- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë, e cila u cilësu si skandaloze në përmbajtje, e me gabime të mëdha në të dhënat për masakrat serbe në Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk është hera e parë që i njëjti ofendon UÇK-në.

Në profilin e tij, ai ka thënë se Gashi një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga VV-ja.

“Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës. Shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -