Sonte në pjesën e dytë të emisionit Pressing u diskutua për deklaratat e Kurtit për qeverinë dhe koalicionet nëpër komuna me panelistët Dukagjin Gorani, Ilir Mirena, Valon Syla, Blerim Latifi dhe Viktor Buzhala.
Buzhala thotë se vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, e për këtë thotë se “nuk dihet a do të jetë mirë apo keq për partitë e tjera”, këtu ndërhyn, Syla.
Pjesë nga debati i tyre:
Buzhala: Veni po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk e di a është mirë a keq kjo për partitë politike
Syla: Xhaferin a po e merrni me veti?
Buzhala: Me i pas ment edhe shefi i Xhaferit shkon e bëhet bashkë me Albinin edhe e krijojnë qeverinë, po spo don, te shohim qysh ka me ja qit
Syla: Kësaj i thojmë na kopallogji. Prej Vushtrrisë me një koalicion si gjysë të dështum, prej aty në Londër, dul njoni ja boni bajat u kthy, pa numra pa kurgjo.
