17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Botohet libri për Feriz Gurin- Komandant Shpata

- Advertisement -

Komandant Shpata ra heroikisht në vitin 1999. Një inxhiner i profilit të lartë, ai nuk mundi të rrinte duarkryq, por kami armët atëherë kur e kërkoi atdheu dhe luftoi deri në fund, për të rënë në altarin e lirisë.

- Advertisement -

Veprimaria e tij e shumëanshme bëri që të rikujtohej përmes një libri plot kujtime, po më këtë titull “Kujtime për Feriz Gurin (Komandant Shpata) nga shoku i pandashëm i tij që nga shkolla fillore e deri në përfundim të universitetit, Gafurr Gashi.

“Kisha shumë kujtime me të. Nuk munda të mos ia kushtoj një libër këtij kolosi. Krenohem që isha krah tij për pjesën më të madhe të jetës së tij”, thotë Gashi.

- Advertisement -

Sipas tij, Komandant Shpata ishte gjithmonë activist dhe gjithmonë në shërbim të cështjes kombëtare. Por, pos një aktivisti e më vonë edhe luftëtar i paepur deri sa ra dëshmor për këtë vend, ai ishte edhe një figurë shumëdimensionale, një inxhinier i zoti, poet dhe sportist.

Autori e ka paraqitur jetën e luftëtarit të lirisë në dy dimensione: Atë shoqërore, ku përfshihet jeta studentore dhe aktivitetet tjera shoqërore dhe atë të luftës, që nga kapja e pushkës për herë të parë dhe deri tek rënia në altarin e lirisë.

“Komandant Shpata ra së bashku me Xhevdet Gurin me 22 prill të vitit 1999, në një pritë të oganizuar nga armiku teksa po kalonin kufirin Kosovë- Maqedoni. Ata bënë qëndresë heroike derisa ranë për të mos vdekur kurrë”, ka spikatur autori në libër.

Dhe vazhdimësia është emocion në vete. Kjo, pasi pushkën e tij e mori vëllau i tij më i ri, Kjaniu dhe do ta mbante deri në clirimin e plotë të vendit. Kjaniu pasluftë do të bëhej gjithashtu inxhiner i elektros, ndër më të mirët në vend, duke qenë vazhdimësi e plotë e vëllaut të tij dëshmor.
Në libër janë paraqitur pos poezive të vet Ferizit, edhe shumë poezi e veprimtari tjera që i janë kushtuar atij nga autorë të tjerë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -