Amerikanët varrosin një kapsulë kohore për vitin 2276 – çka ka brenda saj?

- Advertisement -
- Advertisement -

Amerikanët dërgojnë një kapsulë kohore për vitin 2276, brenda saj gjendet edhe një telefon i kompanisë Apple.

Amerikanët kanë përgatitur një kapsulë kohore që do të hapet në vitin 2276, në të cilën janë vendosur një iPhone dhe letra nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Projekti është realizuar me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së dhe është miratuar nga Kongresi.

Brenda kapsulës, e cila peshon rreth 400 kilogramë, ndodhen objekte përfaqësuese nga të 50 shtetet amerikane, përfshirë edhe një iPhone 17 Pro Max, i zgjedhur si simbol i teknologjisë së kohës sonë.

Kapsula do të varroset më 4 korrik në Filadelfia dhe është planifikuar të hapet saktësisht 250 vjet më vonë, në vitin 2276.

- Advertisement -

Ajo do t’iu ofrojë brezave të ardhshëm një pasqyrë të jetës, kulturës dhe arritjeve teknologjike të Amerikës së shekullit XXI.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -