Bislimi në shënjestër të kritikave pasi e quajti krimineI Faton Hajrizin

- Advertisement -
- Advertisement -

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, është vendosur në shënjestër sërish. Kësaj radhe, vartësi i Albin Kurtit po kritikohet ashpër pas një deklarate rreth Faton Hajrizit, që u vra në Serbi, pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, të cilin e quajti kriminel. Bislimi është kritikuar nga shumë analistë, gazetarë e njerëz të ish-pushtetit.

Zafir Berisha, ish-komandant i UÇK-së, vlerësoi se pasi u quajt kriminel Hajrizi, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të tregojnë se cila është përgjegjësia e tyre në këtë mes.

“E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë, njejtë si Serbia. Para se me ardhën në këtë përfundim për Faton Hajrizin, qeveria Kosovës dhe presidenca duhet me tregu cila është përgjegjësia e tyte për këtë rastë? Poshtërsia e regjimit nuk ndalet me kaq, eksponent të saj filluan sot paradite ta krahasojn me terroristin Radojçiq, e mjerë Kosova në duar të kuj ka ra” – ka shkruar Berisha.

Me një gjuhë shumë më të ashpër shkroi Lirim Mehmetaj, analist në Debat Plus. Duke shkruar në profilin e tij në Facebook, Mehmetaj e quajti Bislimin “super kriminel”.

- Advertisement -

“Për Kosovën, ti Besnik Bislimi je super kriminel” – shkroi Mehmetaj.

Duke i reaguar Bislimit, Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, theksoi se një zëvendëskryeministër i përgjegjshëm nuk bën vlerësime kush është kriminel e kush jo.

“Besnik Bislimi ishte zëvendëskryeministër edhe i Faton Hajrizit dhe si njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës e ka për detyrim kushtetues dhe ligjor ta trajtojë me dinjitet dhe jo ta “ekzekutojë” për herë të dytë para familjes së tij, pas ekzekutimit që i bëri Serbia… Raporti i një qytetari me shtetin e vet, kushdo qoftë ai, është raport qytetar – shtet. Në rastin e Faton Hajrizit ky raport është një dështim i shtetit që qeveriset nga soji i Besnik Bislimit – i shtetit ku askush ende nuk dha as dorëheqje morale. Ndërsa, qytetarin e Kosovës në raport me shtetin e Serbisë, shteti i Kosovës duhet ta trajtojë si shtetas të vetin. Ky shtet ka detyrime ndaj çdo qytetari, por për Besnik Bislimin takimet me Petkoviqin janë më të rëndësishme sesa kërkimi i llogaridhënies për ekzekutimin e një shtetasi të tij” – ka shkruar ai.

Duke folur për KTV-në, Bislimi tha se në sytë e Kosovës, Hajrizi është një kriminel.

“Pjesa tjetër, përtej pasaportës, është produkt i makinerisë propaganduese të Beogradit, në krye me Ivica Daçiq. Për Kosovën, personi që ka ikur është kriminel, person i dënuar për vepra penale, vendin e ka prapa grilave, në narrativën kosovare e ka vendin në burg. Por ajo që nuk po diskutohet është fakti që ky person ka ikë nga burgu, dhe ka trajtuar opsionet për ikjen në një vend të sigurtë, dhe ai ka thënë që jam në një vend të sigurtë, ai ka pasë opsione drejt Shqipërisë, me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit, ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake…” – tha ai.

Sjellim ndër mend që Hajrizi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin për vepra penale që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje, grabitje e armatosur, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -