11 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Biletë kthimi për Gjermani dhe suIm ndaj babait dhe hallës pasi privoi nga jeta nënën, detaje nga tragjedia në Pejë

- Advertisement -

Gjykata Themelore e Pejës i ka cakatuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që dyshohet se vrau nënën e tij në mënyrë makabre në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Ndërkohë autoritet e drejtësisë kanë zbuluar se i dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, vend ku i dyshuari posedon edhe leje qëndrim.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës, duke treguar se biletën e kthimit e kishte nxjerrë për datën 19 prill të këtij viti.

Në shkresat e Gjykatës tregohet se i dyshuari pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.

- Advertisement -

Këto detaja gjykata i ka përmendur në arsyetimin që ka dhënë për caktimin e masës së paraburgimit.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -