13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Bëni kujdes! Këto janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës nga sot (1 janari) mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Por, ata që nuk i përfillin rregullat e udhëtimit do të përballen me pasoja.

Faqja Integrimi Evropian i Kosovës ka publikuar pasojat që i presin qytetarët në rast të shkeljeve të këtyre rregullave të udhëtimit

- Advertisement -

“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Tutje në njoftim sqarohet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Schengen.

- Advertisement -

Në varësi të shtetit anëtar, thuhet se mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare.

“Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”, u tha tutje në njoftim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -