5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Basha, Federatës Shqiptare: Fansat serbë thërrasin vritni shqiptarët, tërhiquni kërkoni falje

- Advertisement -

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë janë bërë bashkë dhe kanë dorëzuar në UEFA kërkesën e përbashkët për të organizuar finalet e Euro 2027 për moshat U-21.

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, këtë e ka quajtur të turpshme, duke thënë se me parullat fashiste, tifozët serbë nëpër stadiume bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve dhe jo vetëm atyre në Kosovë.

- Advertisement -

“Dëgjova se Federata Shqiptare paska apliku me Federatën e Serbisë për organizimin e Evropianit 2027 për U21! E turpshme! Duhet me ditë federata shqiptare që motoja kryesore e fansave te Zvezdës e Partizanit (por edhe fansave të Serbisë) është “Kosova je Serbija” dhe ubij shiptari” (vriti shqiptarët). Pra nuk kërkojnë me na vra veç neve n’Kosovë, por SHQIPTARËT, pa dallim vendit ku jetojnë!”.

Sipas tij, Shqipëria duhet të tërhiqet nga kjo dhe të kërkojë falje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -