8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Avokati kosovar: Nga ajo që pamë këto dy ditë në Hagë, ja kush triumfon në fund

- Advertisement -

Avokati kosovar, Skënder Musa ka vlerësuar sot se mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kanë bërë një punë të shkëlqyer në procesin e gjykimit.

Musa ka thënë se duke e parë se si ka rrjedhur procesi sot, sipas tij, ka pasur një koordinim mes avokatit të Thaçit dhe Veselit ku secili ka mbuluar aspekte të ndryshme. Avokati kosovar ka thënë se pret të shoh koordinimin edhe me avokatin e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe sipas tij do të krijohet një mozaik i shkëlqyer.

- Advertisement -

“E kemi parë një mbrojtje të shkëlqyeshme. Mbrojtja është individuale. Te veprimet individuale e shohim se ku çalon mbrojtja e një individi. Nuk besoj se mbrojtja e këtyre tjerëve nuk do të jetë në të njëjtin nivel. Për avokatin e z. Veseli mundem me thënë që është një ndër avokatët më të mirë në botë. Besoj se mbrojtja do të jetë e koordinuar. Pjesë të caktuara ka përmendur avokati i z.Thaci dhe pjesë të tjera avokati i z.Veseli. Besoj se kështu do të vazhdojë edhe avokati i z.Selimi dhe z. Krasniqi. Do të jetë një mozaik tepër interesant”, ka thënë Musa në Frontal të T7.

Sipas tij, bazuar në atë se çfarë është parë këto dy ditë, nuk është e vështirë të konkludohet se procesi do të përfundojë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

- Advertisement -

“Nuk është zor me konstatu që ky proces do të përfundojë në favor të ish-krerëve të UÇK-së”, ka thënë Musa.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -