13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Avokati i Thaçit nxjerr Komandant Remin duke ‘kërcënuar’, kështu reagojnë Veseli dhe Krasniqi

- Advertisement -

Në ditën e parë të gjykimit, Prokuroria në Hagë ka tentuar të shpjegojë fuqinë që e kishte Shtabi i Përgjithshëm, përkatësisht katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sot, mbrojtja e Thaçit ka shpjeguar, përmes disa shembujve, se si ai nuk kishte fuqi ekzekutive dhe në shumë raste vendimet e tij janë varur nga komandantët e zonave dhe Adem Demaçi.

- Advertisement -

Tutje, mbrojtja e Thaçit kanë publikuar disa prej videove dhe deklaratave, ku komandantë të Zonave si Rrustem Mustafa – Remi, apo Sylejman Selimi.

“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të moçme, që e lëshuan sot në gjykatë.

- Advertisement -

Tutje “Remi” në atë video thoshte se i ka thënë njërit nga delegacioni kosovar se nëse nënshkruajnë, do t’ua rrëzojnë aeroplanin akoma pa ateruar në Sllatinë.

Në momentin që u lëshua kjo video, shihen reagime të dy të akuzuarve të tjerë Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Përveç këtyre, avokati nxori edhe një pjesë nga libri i diplomatit amerikan të angazhuar në Rambuje, Christopher Hill.

Hill ka shkruar se e ka pyetur Thaçin se nuk po e kuptonte pse s’po nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.

“Në qoftë se unë pranoj, do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”, thuhet në librin e ambasadorit Hill.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -