13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Avokati i familjes Hajrizi paralajmëron padi ndaj disa personaliteteve

- Advertisement -

Gent Gjini, avokat i autorizuar nga familja Hajrizi, ka paralajmëruar padi ndaj disa personaliteteve për denigrimin e figurës së Faton Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi të premten e javës së kaluar.

Gjini tha sot se në emër të familjes pritet të ngre padi ndaj avokatit Gazmend Halilaj për deklarimet e tij lidhur me figurën e Faton Hajrizit.

- Advertisement -

“Do të bëjmë padi ndaj disa disa personaliteteve të mediave që kanë bërë baltosje ndaj personalitetit të Faton Hajrizit”, tha ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova të enjten, derisa i pyetur nëse do ta padisë edhe avokatin Halilaj, ai e pohoi.

I pyetur për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimi të cilët e quajtën “kriminel” Faton Hajrizin, avokati Gjini tha se gjuha e përdorur nga numrat një dhe dy të qeverisë është “denigruese”.

- Advertisement -

“Si e njeh ai Faton Hajrizin kur ai nuk tregon sesi e njeh.. do të ngritim padi edhe për të edhe për disa media. Kjo gjuhë është fyese, denigruese”, tha Gjini.

Ai nuk u shpreh me saktësi nëse do t’i padisë shefat e qeverisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -