Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Skena koh” titullohet kënga e tij e re, e cila vjen për fansat në gjuhën gjermane por e titulluar në gjuhën shqipe. Kënga është produkt i producentëve gjermanë Unleaded dhe YAM, gjersa për tekstin është kujdesur vet këngëtari shqiptar.
Ardiani përndryshe është shumë aktiv në muzikë me projekte muzikore të ndryshme të cilat priten mirë nga publiku.
Teksa vazhdimisht publikon këngë për tregun gjerman, ai nuk i lë anash as projektet muzikore për tregun vendor të muzikës.
