Amina Nuraj falënderon Albulena Haxhiun: ‘Më dëgjoi hallin edhe pse nuk jam qytetare e Kosovës’

- Advertisement -
- Advertisement -

Amina Nuraj ka ndarë një status emocional për ministren Albulena Haxhiu, duke e falënderuar për mbështetjen dhe përkushtimin që, sipas saj, ka treguar ndaj rastit të saj për çështjen e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Në reagimin e saj, Nuraj thotë se, pavarësisht angazhimeve të shumta, Haxhiu gjithmonë ka gjetur kohë t’i përgjigjet dhe ta dëgjojë, duke e cilësuar si një politikane që pushtetin nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi ndaj njerëzve në nevojë.

Postimi i plotë:

Me gjithë angazhimet, përgjegjësitë dhe punët e panumërta që ka çdo ditë, znj. Albulena Haxhiu gjithmonë ka gjetur kohë të më përgjigjet dhe të dëgjojë hallin tim në lidhje me nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.

Për mua, kjo nuk është vetëm sjellje e një politikaneje, por dëshmi e një zemre të madhe njerëzore që nuk i harron njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

- Advertisement -

Në një kohë kur shumë njerëz harrojnë të përgjigjen edhe për një mesazh të thjeshtë, znj. Albulena ka treguar respekt, përkushtim dhe interesim të sinqertë për gjendjen time. Unë nuk jam qytetare e Republikës së Kosovës, por ajo përsëri është munduar me shpirt e me zemër të më ndihmojë dhe të më japë shpresë. Kjo tregon shumë për karakterin e saj dhe për vlerat që e përfaqësojnë.

Për mua, ajo është shembull i një gruaje të fortë, i një politikaneje që nuk e sheh pushtetin si privilegj, por si përgjegjësi ndaj njerëzve. Respekti dhe mirënjohja ime për të janë të pafundme, sepse ka ditur të tregojë njerëzi aty ku shumë të tjerë tregojnë indiferencë.

Znj. Albulena Haxhiu ka fituar respektin tim jo vetëm si politikane, por mbi të gjitha si njeri me zemër të madhe. Zoti e bekoftë për çdo të mirë që ua bën njerëzve dhe ia shpërbleftë me të mira të gjitha përpjekjet e saj. Mirënjohja ime për të do të mbetet gjithmonë e veçantë dhe e sinqertë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -